Sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë: adresimi i aftësive të nevojshme në sektorin e mikpritjes hoteliere

Një vlerësim i ILO-s për sistemin e arsimit dhe trajnimit profesional (AFP) të Kosovës, duke shqyrtuar se sa efektivisht i përgjigjet nevojave për aftësi në sektorin e mikpritjes dhe duke identifikuar mundësitë për të forcuar përafrimin midis ofrimit të trajnimit dhe kërkesës së tregut të punës.

Content also available in: English

Studimi ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional (AAP) në Kosovë, me fokus të veçantë në relevancën dhe aftësinë e tij për t’iu përgjigjur nevojave të sektorit të mikpritjes hoteliere. Ai analizon qeverisjen dhe funksionimin e sistemit, ofertën e kualifikimeve dhe programeve të AAP-së, si dhe përputhjen ndërmjet zhvillimit të aftësive dhe kërkesave të tregut të punës, me qëllim identifikimin e zbrazëtirave, pengesave dhe sfidave kryesore sistemike.

Vëmendje e veçantë i kushtohet relevancës së kualifikimeve dhe kurrikulave për tregun e punës, integrimit të aftësive të gjelbra, digjitale dhe të buta, disponueshmërisë dhe efektivitetit të mësimit në vendin e punës, orientimit në karrierë dhe aftësimit për ndërmarrësi. Studimi shqyrton gjithashtu mekanizmat e qeverisjes, koordinimin institucional dhe angazhimin e partnerëve socialë dhe të sektorit privat në zhvillimin dhe ofrimin e AAP-së.

Një dimension i veçantë i vlerësimit është kapaciteti i ofruesve të AAP-së për të ofruar aftësim praktik cilësor. Në këtë kuadër, analizohen disponueshmëria, cilësia dhe përshtatshmëria e infrastrukturës dhe pajisjeve të aftësimit, si dhe boshllëqet që mund të kufizojnë përvetësimin e aftësive praktike të kërkuara nga industria.

Bazuar në gjetjet e vlerësimit, studimi identifikon fushat prioritare për ndërhyrje dhe paraqet rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë, relevancës, gjithëpërfshirjes dhe aftësisë së sistemit të AAP-së për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës. Në këtë mënyrë, raporti synon të ofrojë një bazë të qëndrueshme për reforma dhe ndërhyrje që mbështesin zhvillimin e aftësive, punësueshmërinë e të rinjve dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit të mikpritjes hoteliere.

Additional details

References

Related content

Analizë e sistemeve të tregut të sektorit të hoteleve, restoranteve dhe kafeneve/ kateringut (HoReCa)

Analizë e sistemeve të tregut të sektorit të hoteleve, restoranteve dhe kafeneve/ kateringut (HoReCa)