Analizë e sistemeve të tregut të sektorit të hoteleve, restoranteve dhe kafeneve/ kateringut (HoReCa)

Content also available in: English

Kjo analizë e sistemeve të tregut (AST) shqyrton strukturën, sfidat dhe mundësitë e sektorit HoReCa. Ajo aplikon një këndvështrim të zhvillimit të sistemeve të tregut (ZHST) për t’i kuptuar transaksionet kryesore, funksionet mbështetëse dhe mjedisin rregullator që formësojnë performancën e sektorit. Bazuar në një sërë metodash hulumtuese, duke përfshirë intervistat me akterët dhe hulumtimin e dokumenteve, studimi ofron një pasqyrë të përgjithshme të strukturës së sektorit, duke theksuar varësinë e industrisë hoteliere nga trendet e turizmit dhe rolin qendror të restoranteve dhe kafeneve në kulturën urbane të Kosovës. Sektori mbështetet si në fuqinë punëtore të kualifikuar ashtu edhe në atë të pakualifikuar, por shkalla e ulët e mbajtjes së punëtorëve krijon sfida të vazhdueshme.


Analiza identifikon kufizimet kryesore në sistemin e tregut. Sektori HoReCa përballet me nivele të larta të qarkullimit të punonjësve për profesionet me kualifikim të ulët, nivele të ulëta të mobilitetit të fuqisë punëtore për profesionet me kualifikim të mesëm dhe mungesë të orientimit në karrierë, gjë që i pengon të rinjtë të hyjnë në këtë industri. Kjo shkon paralelisht me nivelet e ulëta të diferencimit të produkteve. Shërbimet e biznesit mbeten të fragmentuara, duke kufizuar qasjen në mbështetje për marketing, certifikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit. Në nivelin rregullator, zbatimi i dobët i standardeve të sigurisë pengon konkurrueshmërinë.

Additional details

References