Plani i aksionit për punësimin e të rinjve 2010-2013
Gjatë viteve të fundit, politika i ka kushtuar një vëmendje në rritje punësimit të të rinjve në Shqipëri, ku vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë për të hyrë dhe qëndruar në tregun e punës bëhen edhe më komplekse prej një numri të madh moshatarësh të tyre që punojnë në kushtet e një ekonomie informale. Papunësia, nënpunësimi dhe puna në të zezë e të rinjve, kanë një kosto të lartë për Shqipërinë. Qënia për një kohë të gjatë pa punë që në hapat e parë të jetës dhe vazhdimi i punës në ekonominë informale ndikojnë në perspektivën e të rinjve për të siguruar punë ku mund të bëjnë karrierë dhe që kanë një pagë të denjë. Shifrat e larta të papunësisë në rradhët e të rinjve përndryshe nënkuptojnë çuarjen dëm të investimeve në arsim e formim, tkurrje të bazës së taksueshme dhe rritje të shpenzimeve për ndihmën sociale.
Date
17 nëntor 2011
Files for download
PDF 2.18 MB