Profili i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë Promovimi i punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe dialogut social në Kosovë

Ai siguron një përmbledhje dhe informacionin më të përditësuar mbi situatën aktuale të SSHP-së në një fushë, dhe përdoret për të vlerësuar boshllëqet në sistemin e SSHP-së dhe për t’i identifikuar fushat prioritare për veprim.

Profili i SSHP-së është dokument thelbësor në zbatimin e një qasje sistematike ndaj SSHP-së. Ai siguron një përmbledhje dhe informacionin më të përditësuar mbi situatën aktuale të SSHP-së në një fushë, dhe përdoret për të vlerësuar boshllëqet në istemin e SSHP-së dhe për t’i identifikuarfushat prioritare për veprim. Metodologjitë e përdorura për t’i zhvilluar Profilet e SSHP-së ndjekin Konventën për Kornizën Promovuese për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, 2006 (nr. 187) dhe Rekomandimin e lidhur me të (nr. 197). Objektivi i Profilit të SSHP-së është të analizojë situatën aktuale të sigurisë dhe shëndetit në punë në Kosovë dhe të ofrojë rekomandime për ta sjellë legjislacionin në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të punës dhe praktikat më të mira për SSHP-në dhe inspektimet e punës.

Shpresojmë që ky Profil i SSHP-së të mund të shërbejë si një burim i dobishëm informacioni për politikëbërësit, zyrtarët qeveritarë, punëtorët, punëdhënësit dhe praktikuesit e SSHP-së që synojnë të ndjekin dhe monitorojnë zhvillimet e SSHP-së, dhe që të mund të përdoret si bazë për formulimin e një programi të përmirësuar të SSHP-së në Kosovë.