Një analizë e Sistemit të Mbrojtjes Sociale në Shqipëri

Ky raport ofron një paraqitje të përmbledhur të sistemeve ekzistuese të mbrojtjes sociale kombëtare -si të financuar prej kontributeve, ashtu edhe të pafinancuar prej tyre - dhe vlerëson tendencat më të fundit e funksionimin e tyre në raport me strukturën dhe nivelin e shpenzimeve sociale, mbulimin dhe përshtatshmërinë e përfituesit, mbulimin e kontribuesit dhe qëndrueshmërinë financiare.

Në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për “Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale”, ILO, në bashkëpunim me UNICEF dhe UN WOMEN, ndërmori një rishikim të sistemit të mbrojtes sociale në Shqipëri, me qëllim dentifikimin e mungesave në mbulimin dhe financimin që ofron sistem ekzistues, si dhe për të analizuar hapësirën fiskale për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të mbrojtjes sociale, i cili të përfshijë edhe dyshemenë kombëtare të mbrojtjes sociale.