CEELex: Baza e të Dhënave të Legjislacioneve të Punës të Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore

CEELex është një bazë të dhënash ku mund të realizohen kërkime online dhe ku ofrohet informacion mbi legjislacionet kombëtare të punës në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Bazuar në Konventat e ILO-s dhe në më shumë se 25 vite përvojë pune me legjislacionin e punës në EQL, kjo bazë të dhënash ofron informacion të përzgjedhur esencial mbi punën dhe marrëdhëniet industriale në rajon. Temat që mbulohen variojnë nga bisedimet kolektive tek kushtet e punës (p.sh. paga minimale, orët e punës), përfundimi i kontratave të punës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve në punë, dhe format jo standarde të punësimit.