Hapat e ILO-IPEC për eliminimin e formave më të rënda të punës së fëmijëve në Kosovë

Varfëria, barrierat në arsim (barrierat në qasje, kushtueshmëria, kualiteti dhe relevanca) si dhe qëndrimi tolerant ndaj punës së fëmijëve detyrojnë shumë fëmijë të përfshihen në punë që në moshën 10 vjeçare. Për më tepër, “vakuumi i përkohshëm i vlerave” ka ndikuar që të thyhen vlerat e familjes dhe komunitetit, gjë që si rrjedhojë ka rritur cenueshmërinë e fëmijëve.