|
Në Kosovë, IFP/SKILLS implementon projektin "Ngritja e aftësive për rindërtimin dhe
rimëkëmbjen e Kosovës", të financuar nga Qeveria Italiane. Projekti filloi në Shkurt
2001 për tre vjet, me një buxhet prej 1.8 milion US$.
Ekonomia kosovare po ballafaqohet me dy sfida: rimëkëmbjen nga dëmet e luftës dhe
tranzicionin në një treg të lirë. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e Kosovës varet shumë nga
ngritja e njerëzve të vet si dhe nga zbritja e papunësimit dhe nënpunësimt. Qëllimi i
projektit Ngritja e aftësive për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Kosovës, është themelimi i
një sistemi për ofrimin e trajnimeve për të rriturit e papunësuar dhe për punëtorët, si dhe
ngritjen e kapacitetit për përforcimin e institucioneve kosovare që janë të lidhura me
punën, për t'u siguruar këshillimin, udhëzimin dhe ndihmesa tjera të papunësuarve.
Për të ngritur punësueshmërinë, ofrohen trajnime fleksibile, si në aftësitë teknike ashtu
edhe për vetpunësim, ose në institucionet e trajnimit ose në vend pune. Programet janë të
bazuara në kompetenca dhe janë të dizajnuara të ofrojnë trajnim për nivele të ndryshme
të aftësive për profesionet dhe punët me prioritet, përfshirë edhe aftësitë për
punësueshmëri. Strategjia e projektit e adreson menjëherë çështjen e mungesës së
infrastrukturës për mbajtjen e programeve të trajnimit dhe ri-trajnimit, dhe ndërton
themelet për qëndrueshmëri afat-gjate të intervenimeve për trajnimin e të të riturve.
Përfituesit e drejpërdrejtë të projektit janë menagjmenti dhe personeli i Institucioneve të
Aftësimit Profesional, si dhe personeli i Shërbimeve të Punësimit në nivel Qendror,
Rajonal dhe Komunal të përfshirë në programet e trajnimit dhe ri-trajnimit. Përfituesit e
fundit poashtu përfshijnë edhe ushtarët e demobilizuar, të rinjtë e papunësuar, personat
me aftësi të kufizuara dhe grupe tjera të lëndueshme. Barazia gjinore dhe barazia për
mundësitë e trajnimit dhe punësimit promovohen përgjatë tërë aktiviteteve të
implentimit të projektit përfshirë edhe përfituesit e drejtpërdrejtë e edhe ata të fundit
(përzgjedhja e trajnerëve, personeli i punësimit që duhet përfshirë në programet e
trajnimit, komponenta e trajnimit gjinor në secilin program, pikat udhëzuese për
përzgjedhjen e trajnerëve, etj.).
Pėr informata tė mėtejme, ju lutem
kontaktoni
Sektorin e Pun]esimit nė tel. +41.22.799.6853
Ose me e-mail MSU@ilo.org
Pėr publikime dhe dokumentacione, e-mail EDEMPDOC@ilo.org
Pėr vendet e lira tė punės nė ILO, kontaktoni
Departamentin e Resurseve Humane, e-mail recruit@ilo.org
|