31 January 2012
17 November 2011
Gjatë viteve të fundit, politika i ka kushtuar një vëmendje në rritje punësimit të të rinjve në Shqipëri, ku vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë për të hyrë dhe qëndruar në tregun e punës bëhen edhe më komplekse prej një numri të madh moshatarësh të tyre që punojnë në kushtet e një ekonomie informale. Papunësia, nënpunësimi dhe puna në të zezë e të rinjve, kanë një kosto të lartë për Shqipërinë. Qënia për një kohë të gjatë pa punë që në hapat e parë të jetës dhe vazhdimi i punës në ekonominë informale ndikojnë në perspektivën e të rinjve për të siguruar punë ku mund të bëjnë karrierë dhe që kanë një pagë të denjë. Shifrat e larta të papunësisë në rradhët e të rinjve përndryshe nënkuptojnë çuarjen dëm të investimeve në arsim e formim, tkurrje të bazës së taksueshme dhe rritje të shpenzimeve për ndihmën sociale.
17 November 2011
Varfëria, barrierat në arsim (barrierat në qasje, kushtueshmëria, kualiteti dhe relevanca) si dhe qëndrimi tolerant ndaj punës së fëmijëve detyrojnë shumë fëmijë të përfshihen në punë që në moshën 10 vjeçare. Për më tepër, “vakuumi i përkohshëm i vlerave” ka ndikuar që të thyhen vlerat e familjes dhe komunitetit, gjë që si rrjedhojë ka rritur cenueshmërinë e fëmijëve.
01 September 2010
Broshura është përgatitur në kuadër të projektit të IPEC-ut “Format më të këqija të punës së fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga Qeveria Italiane në kuadër të aranzhimeve plotësuese të buxhetit të rregullt. Ajo është përgatitur në bazë të “Udhëzimit për punëdhënësit: Eliminimi i punës së fëmijëve” i hartuar nga zyra e ILO-së për aktivitete me punëdhënës (ACTEMP) në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punëdhënësve (IOE) në vitin 2007, në kon-sultim dhe me angazhimin aktiv të udhëheqësisë së lartë të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe punëdhënësve individual. Ajo ka për qëllim të ndihmojë punëdhënësit dhe shoqatat e tyre të kuptojnë dhe të marrin masa kundër punës së fëmijëve dhe të shërbejë si një udhër-rëfyes i veprimeve praktike që punëdhënësit dhe organizatat e punëdhënësve mund të ndër-marrin për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve.
01 January 2009